Katër herë kampioni Olimpik, Mo Farah, ka thënë se do ta konsiderojë të ardhmen e tij pasi dështoi të kualifikohej për Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio.
38-vjeçari në vrapimin 10 mijë metërsh arriti në cak me 19 sekonda vonesë në një mot të ftohtë e me frymë në Kampionatin Britanik në Manchester të Anglisë të premten.
Farah duhej ta përfundonte garën për 27 minuta e 28 sekonda për ta kualifikuar ekipin britanik në Tokio, por e përfundoi distancën për 27 minuta e 47.04 sekonda.
Më herët gjatë këtij muaji, tentimi i Farahs për t’u kualifikuar në Lojërat e Tokios në Kupën Evropiane 10 mijë metra, u ndal shkaku i një problemi në nyjë.
Britaniku e fitoi medaljen e artë në 5 mijë dhe 10 mijë metra vrapim në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012 dhe në Rio de Janeiro në vitin 2016.
Lojërat Olimpike të Tokios që u shtynë për këtë vit shkaku i koronavirusit, nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht.