Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Në këtë takim, Gashi e Latifi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Ndërtimi i palestrës sportive në Rahovec- faza e tretë”.
Memorandumi parasheh se Komuna e Rahovecit do të mbështetet financiarisht më vlerë prej 896,327.50 euro për finalizimin e ndërtimit të palestrës sportive, e cila do shërbejë për sportistët e kësaj treve.
“Në përputhje me zotimet tona si MKRS, do përmbushim mandatin tonë duke krijuar kushte në përmirësimin e infrastrukturës në sport”, u shpreh ndër të tjera ministri.
Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive. “Pas këtyre investimeve, të rinjtë e Rahovecit dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive”.
Ndërkaq kryetari i Rahovecit shprehu falënderim të veçantë për ministrin për nënshkrimin e këtij memorandumi, duke e konsideruar këtë veprim të tijin si të shumë pritur për qytetarët e Rahovecit.
-
MKRS-ja investon tri projekte kapitale në Rahovec me mbi 2 milionë euro
-
MKRS-ja ndan 2 milionë euro për katër projekte në Rahovec
-
Gashi thotë se më 27 shkurt do të testohet palestra në Rahovec
-
Katër memorandume me vlerë 2 milionë në mes të MKRS-së e Komunës së Rahovecit
-
Dragashi do të bëhet me palestër sportive dhe stadium