Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do t’i ndaj mbi tre milionë euro për ndërtimin e stadiumit të parë në Kosovë të atletikës. Për ndërtimin e stadiumit të atletikës është nënshkruar të mërkurën një marrëveshje në mes të ministrit Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj. “Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë
stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.
Marrëveshja e nënshkruar sot mes ministrit Hajrulla Çeku dhe kryetarit Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv”, shkruan në njoftimin e MKRS-së. Në fakt, atletët e Kosovës nuk kanë asnjë shteg të atletikës që plotëson kriteret minimale për gara. Shumë atletë kanë telashe me stërvitje në mungesë të infrastrukturës.
-
Stadiumi i atletikës nuk ka nisur ende, duhet të hapet vitin tjetër
-
MKRS-ja premton 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit
-
Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet
-
MKRS-ja e bindur se Kosova do të jetë e para në rajon për stadiume futbolli
-
Në Suharekë premtohet stadium i Kategorisë së Dytë