Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mkhitaryan ia dhuron fitoren Romës

Skuadra e Romës ka mposhtur si mysafire Genoan në ndeshjen e së dielës. Takimi përfundoi 3-1 ndërsa të tre golat i shënoi Henrikh Mkhitaryan.

Golin e vetëm për skuadrën e Genoas e shënoi mesfushori kroat, Marko Pjaca.

Në bankën e rezervistëve për skuadrën e Romës ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla, mirëpo trajneri Paulo Foncesa, nuk e inkuadroi në lojë. Pos, tij, rezervist për Genoan ishte edhe Valon Behrami, shkruan KOHA.

Me këtë fitore Roma renditet e treta në tabelë me gjithsej 13 pikë, ndërsa Genoa e 18-ta me pesë pikë.