Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miura dhe karriera e futbollit që nuk po mbaron

Një tajfun po afrohej. Nisi të bjerë shi pak para fillimit të ndeshjes. Të gjithë në tribuna duket se kishin veshur xhaketa të shiut apo mbanin ombrella.

Kishte pak arsye për të qenë në këtë ndeshje të kategorisë së dytë të Japonisë në ditën e fundit të shtatorit, por Junichi Onishi 61-vjeçar ishte atje me punë. Ai ka mbuluar sportin për tri dekada në gazetën "Sports Nippon", gazetën më të vjetër sportive në Japoni. Ai ishte atje për një arsye, shkruan NYT, përcjell Koha Ditore.

"Të shoh nëse Kazu do të luajë", thotë Onishi.

Ai i referohet Kazuyoshi Miuras, sulmuesit japonez që ende po luan ndonëse është 51 vjeç. Vitin e kaluar, Miura u bë lojtari që besohet se është më i vjetri në futbollin profesionist që shënoi gol, duke realizuar në moshën 50 vjet e 14 ditë, ndërsa nisi edhe një vallëzim të njohur si "Vallëzimi Kazu".

Sigurisht se këto nuk janë të konfirmuara. Edhe Miura e di këtë.

"Jam i sigurt se ndonjë në kategorinë e katërt apo të pestë të Brazilit ka shënuar në moshën 54-vjeçare", thotë ai.

Edhe “King Kazu” po bëhet gati për edicionin e 40-të si futbollist profesionist Futboll “King Kazu” po bëhet gati për edicionin e 40-të si futbollist profesionist

Flokët e tij janë thinjur dhe minutazha e tij është zvogëluar, po ashtu vallëzimet e tij janë më të pakta tash. Derisa përfundoi shtatori, Miura ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në 35 ndeshjet e para të Yokohama FC në Kategorinë e Dytë të Japonisë, që njihet si J2 League. Të gjitha ato i ka nga bankina dhe asnjë nuk e ka luajtur që nga fundi i korrikut. Dhe nuk ka shënuar asnjë gol për ta shtyrë atë që të vallëzojë sikur të ishte në karnaval.

"Kur je 51-vjeçar humbet forcën dhe është më vështirë të jesh i përgatitur fizikisht. Duhet të jem i sinqertë me të. Kur të jetë e mundur, unë do ta aktivizoj", ka thënë Edson Tavares, trajneri brazilian i Yokohamas. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)