Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mitrovica pëson thellë në debutimin e saj në “Champions”

Kampionia e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave, Mitrovica, ka debutuar me humbje të thellë në Ligën e Kampionëve.

Mitrovica u mposht thellë 6:1 nga kampionia e Hungarisë, MTK, në turneun e raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja e parë e Grupit E u zhvillua të martën në Budapest të Hungarisë, ku do të zhvillohet gjithë turneu kualifikues i këtij grupi. Pjesë e Grupit E janë edhe skuadra turke Atashehir Belediyesi dhe ajo e Çekisë, Slavia Praha, që llogaritet si më e forta.

Golin e vetëm për skuadrën e Mitrovicës e shënoi Ambra Gjergji në minutën e 82-të, kurse për skuadrën hungareze shënuan Lilla Nagy (7'), Reka Demeter (44'), Adrienn Olah (48'), Diana Csanyi (51'), Anita Pinczi (76') dhe Nicole Christina Molen (79')... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)