Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mitchell fiton garën e ngulitjeve, Booker të tri pikëve

Fillestari Donovan Mitchell i Utah Jazz mposhti Larry Nance Jr. të Cleveland Cavaliersave duke fituar garën e ngulitjeve në fundjavën e Yjeve në NBA që po mbahet në “Staples Center” në Los Angeles.

Mitchell mori pikë maksimale, 50 sosh, në ngulitjen e parë nga dy ngulitje sa ishin në raundin final, duke krijuar pas raundit të parë final epërsi prej 4 pikëve ndaj Nances, transmeton “Koha Ditore”. Nance më pas u kundërpërgjigj me një ngulitje të dytë që u vlerësua me 50 pikë, për të vënë presion te Mitchelli. Por ky realizoi një ngulitje që u vlerësua me 48 pikë dhe triumfoi 98:96 në fund.

“E doja aq shumë këtë fitore”, ka thënë Mitchell. “Është një nga garat që më ka pëlqyer më së shumti në fundjavën e yjeve. Të jem pjesë e kësaj dhe të fitoj është e jashtëzakonshme. Ishte argëtuese”.

Mitchell u fut në garë në momentet e fundit pasi që Aaron Gordoni i Orlando Magic u detyrua të tërhiqej për shkak të lëndimit.

Dennis Smith Jr. i Dallas Mavericks dhe Victor Oladipo i Indiana Pacers u eliminuan në raund të parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm