Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

McClung në histori, fiton për herë të tretë garën e ngulitjeve në “All-Starin” e NBA-së

Mac McClung duke ngulitur ne fundjaven e yjeve te NBA-se me 15 shkurt 2025

Mac McClung

Foto: Associated Press

Fundori i Orlando Magic, Mac McClung, është futur në histori duke u bërë i pari që ka fituar garën e ngulitjeve tri herë rresht në Fundjavën e Yjeve të NBA-së. 

26-vjeçari të shtunën mbrëma në “Bay Arena” në San Francisco magjepsi me ngulitjet e tij spektakolare. Ndër më impresivet ishte kur e kaloi një veturë dhe nguliti nga prapa. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai mposhti Andre Jackson Jr, Stephnon Castle dhe Matas Buzelisin. 
McClung mori pikë maksimale me ngulitjet e tij. 

E Tyler Herro i Miami Heat ka fituar garën e trepikëshave. Ai në raundin e fundit realizoi 24 pikë, duke e mposhtur Buddy Hieldin e Golden State Warriors. 

Ndërkohë “Team Cavaliers” i bërë nga Evan Mobley dhe Donovan Mitchell fituan garën e shkathtësisë.