Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA McClung mbreti i ri i ngulitjeve

Basketbollisti i Philadelphia 76ers Mac McClung, ka magjepsur tifozërinë dhe jurinë, duke fituar të shtunën garën e ngulitjeve në Fundjavën e Yjeve në NBA.

McClung ka bërë një seri të ngulitjeve në “Vivint Smart Home Arena” të Utahs, duke ngre publikun në këmbë.

Ai kaloi dy persona në një prej manovrave.

Ai la prapa Trey Murphy III (New Orleans Pelicans) e Kenyan Martin Jr. (Houston Rockets).

McClung, fitues i epitetit të fillestarit të vitit në G-League të NBA-së vitin e kaluar, ishte totalisht i panjohur para të shtunës. Por, ai do të mbahet mend me ngulitjet e tij.

 

Artikuj të ngjashëm