Ndonëse kanë kaluar shumë vite, Ryan Gomes ende mund t’i mbajë në mend edhe detajet më të vogla të asaj ndeshjeje.
E mban në mend se si pesë nga asistimet e tij për Boston Celticsat atë natë ishin rezultat i saktësisë së Paul Pierce. Ai e mban në mend se si Jamie Young, video-koordinatori i skuadrës, i tha në pjesën e parë që gjërat po duken premtuese, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe ai e mban në mend se si pas ndeshjes, Jeff Twiss i departamentit të marrëdhënieve me publikun te Celticsat, mori topin.
Kur Twiss ia dha Gomesit topin si dhuratë disa ditë më vonë, një nga pjesët ishte ngjyrosur me ngjyrat gjelbër e bardhë që i përfaqësojnë Celticsat, dhe kishte statistikat e Gomesit në atë ndeshje: 10 pikë, 10 asistime e 12 kërcime.
“Jo saktësisht shifrat e Russell Westbrookut. Por, një dyshifror i trefishtë është dyshifrorë i trefishtë pavarësisht shifrave”, ka thënë Gomes.
Në një ndeshje të zakonshme, të cilën Celticsat e fituan ndaj Charlotte Bobcatsave në nëntor të vitit 2006, Gomes - një lojtar solid, por kurrë një yll - u fut në një kategori të veçantë në NBA, të lojtarët që kanë realizuar dyshifrorë të trefishtë në një ndeshje në këtë ligë.
Edhe
James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin
“Triple-double”, arritja e numrit dyshifrorë në tri elemente të statistikave të ndeshjes, është arritje e rrallë për shumë lojtarë. Gomes, që ishte një alo në vitin e dytë në NBA atëbotë, përfundoi karrierën pas tetë stinorëve në NBA në vitin 2014 dhe ai ishte “triple-double” i vetëm në karrierën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.