Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miratohet rregullorja për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka miratuar sot rregulloren për përcaktimin e kritereve të kategorizimit të sportistëve dhe trajnerëve që u takojnë klubeve që janë anëtare të federatave kombëtare të njohura nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të licencuara nga MKRS-ja.

Në bazë të rregullores kategorizimi i sportistëve dhe trajnerëve do të bëhet në bazë të rezultatit të arritur në nivelin e garave, si Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Lojërat e Kampionatet Evropiane, Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatet Ballkanike. Sportistët do të kategorizohen si Sportist i merituar; i klasit botëror dhe sportist i klasit ndërkombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në kategorinë që e gëzon sportisti në bazë të kategorizimit, të njëjtën kategori në emërtim e gëzon edhe trajneri i personal i sportistit të kategorizuar.

Sportistët dhe trajnerët e kategorizuar të drejtat e tyre në shërbime dhe në vlerë financiare i gëzojnë në bazë të pikëve të fituara.

Pikët përcaktohen në bazë të nivelit të garave dhe medaljeve që do të fitojnë sportistët, dhe 50% e pikëve të tyre do t’u takojnë trajnerëve. Vlerën financiare të pikës do ta përcaktojë me një vendim të veçantë ministri, për çdo vit kalendarik.