Ndeshja miqësore ndërmjet Sierra Leones dhe përfaqësueses së kualifikuar në Botëror, Iranit, e zhvilluar muajin e kaluar është duke u hetuar për kurdisje.
Irani fitoi përballjen e zhvilluar në Tehran me shifrat 4:0, shkruan Koha Ditore.
Presidentja e Federatës së Futbollit të Sierra Leones (SLFA), Isha Johansen, ka thënë se një përfaqësuese e dobësuar ka udhëtuar për në Tehran pa pëlqimin e saj.
"Do të doja që Komiteti i Hetimit të Kurdisjeve të Ndeshjeve të shikojë se si u arrit të luhej ndeshja miqësore dhe po ashtu sjelljen e SLFA-së", i ka shkruar Johansen Federatës Botërore të Futbollit (FIFA)... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm