Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësore kombëtare, Kosova e Shqipëria përballen në Zvicër

Kosova dhe Shqipëria do të përballen në miqësore në futboll, në fund të muajit maj.

Sipas “Top-Channel”, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ngarkuar njerëzit që të merren me mbylljen e përgatitjeve për fazën e ardhshme përgatitore, me ç’rast që të caktohet miqësorja me Kosovën më 29 maj.

Kjo ndeshje pritet të luhet në Zvicër.

Miqësorja Kosovë-Shqipëri gjen ekipet në forma të ndryshme. Kosova së fundmi ka arritur tri fitore, teksa Shqipëria u mposht ditë më parë në shtëpi nga Norvegjia.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes kishte paralajmëruar se Kosova do të luajë dy miqësore në periudhën mes majit dhe qershorit, si dhe se njëra prej tyre do të luhej jashtë vendit.