Te përfaqësuesja e Kosovës në futboll janë të vendosur që ta fitojnë përballjen vëllazërore ndaj Shqipërisë. Dëshirën për të fituar ndeshjen miqësore me Shqipërinë e kanë shfaqur seleksionuesi Bernard Challandes dhe lojtarët Samir Ujkani dhe Donis Avdijaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Si trajneri ashtu edhe futbollistët e Kosovës, ndeshjen kundër Shqipërisë, që luhet të martën nga ora 20:00 në Zuerich të Zvicrës, e shohin si test të mirë për ndeshjet që përfaqësuesja i luan në shtator në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Kosova të dielën ka zhvilluar dy seanca përgatitore në një qendër stërvitore në Regensdorf të Zvicrës. Grumbullimi ka nisur të shtunën.
Trajneri zviceran Challandes ka vlerësuar lart Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka insistuar se mendjen e ka te kundërshtari i parë në Ligën e Kombeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vëllazërorja Shqipëri – Kosovë, e padëshiruar në këtë fazë nga Reja dhe Challandesi
-
Challandes i druhet euforisë që sollën fitoret në miqësore
-
Kosovë - Shqipëri, përballje “për të nxjerrë” kampionin mes vëllezërve
-
Ndeshja vëllazërore në diasporë për Ujkanin është emocion i dyfishtë
-
Deklaratat e përzgjedhësve para miqësores Shqipëri – Kosovë