Vetëm tri ndeshje janë zhvilluar të dielën në NBA.
Minnesota Timberwolves vazhdon të befasojë për së miri këtë sezon me rezultate pozitive në Konferencën e Perëndimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë herë skuadra nga Minneapolis mposhti në Target Center me lehtësi Phoenix Suns 119:108, duke u rikthyer te fitorja dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në Perëndim, transmeton KosovaPress.
Fantastik në këtë fitore ishte Karl-Anthony Towns, ylli i Timberwolves. Towns realizoi 32 pikë ndërsa e ndihmoi Minnesotan edhe me 12 kërcime, ndërsa i mrekullueshëm ishte edhe Jimmy Butler që realizoi 25 pikë.
Nuk ka fund kriza e Chicago Bulls. Për ta thelluar edhe më shumë atë mendoi Miami Heat që triumfoi brenda në Ilinois me shifrat 100:93 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke i shkaktuar Chicagos humbjen e pestë rresht dhe të dhjetën në 11 ndeshjet e fundit në NBA.
Te Miami edhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i ekipit, slloveni Goran Dragiç i cili realizoi 24 pikë.
Në ndeshjen e tretë të mbrëmjes, Brooklyn Nets triumfoi si mysafir ndaj Memphis Grizzlies 98:88.