Oscar Mingueza ka shkëlqyer në kampanjën e tij të parë në ekipin e Barcelonës. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të shpërblehet me kontratë të re që përfshinë klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurove.
Me nënshkrimin e kontratës së re, 21-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës nga “Camp Nou” deri në verën e vitit 2023.
Mingueza është akademi e “La Masias”.
“Barcelona ka vendosur që t’ia vazhdojë kontratën qendërmbrojtësit Oscar Mingueza, që do të jetë në klub deri më 30 qershor, 2023”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Barcelonës.
Mingueza debutoi kundër Dynamo Kievit në nëntor në fazën e grupeve në “Champions”. Prej atëherë ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat.
Ka shënuar dy gola e tri asistime, ndërsa e fitoi edhe Kupën e Mbretit me skuadrën. Gjithashtu është në luftë edhe për titull të kampionit në La Liga këtë sezon.