Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milwaukee Bucks theu rekordin për trepikësha

Foto: Reuters

Skuadra e ligës NBA, Milwaukee Bucks, ka vendosur rekord të ri në elitën e basketbollit amerikan.

Milwaukee në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Miami Heatit shënoi plot 29 herë nga vija për tri pikë.

Natyrisht, e fitoi duelin në fund thellë, me shifrat 144:97.

Bucks e dominoi në tërësi lojën duke udhëhequr në një periudhë të lojës me 51 pikë.

Milwaukee po ashtu e theu rekordin e Houston Rockets që kishte arritur të shënonte 27 trepikësha në një ndeshje të vetme.

Më i dalluari në fitore ishte Khris Middleton që realizoi plot 25 pikë, i përcjellë nga Jrue Holiday që e pati një pikë më pak të realizuar.