Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, ka kërkuar falje pasi ka huqur penaltinë në ndeshjen me Southamptonin sot në Anfield.
Dy ekipet barazuan pa gola, me Milnerin që pati rastin më të mirë, por gjuajtja e tij nga penaltia u prit nga Fraser Forster.
“Bëra atë që doja – por këtë herë nuk ishte e mjaftueshme. Ai është portier i mirë. Nuk mund të bëj ma shumë vetëm se të zgjas dorën dhe t’i kërko falje bashkëlojtarëve”, ka deklaruar pas takimit Milneri për “Sky Sports News”.
Në dy ndeshjet e fundit të sezonit, Liverpooli takohet me West Hamin dhe Middlesbroughin.