Futbollisti i krahut i Arsenalit, Gabriel Martinelli, i ka kërkuar falje Conor Bradleyt të Liverpoolit, pas incidentit që ndodhi në sekondat e fundit të ndeshjes të së enjtes.
Bradley ishte i shtrirë dhe kishte lëndim të rëndë në gju. Martinelli i inatosur me të e shtyu dhe kërkonte që ta nxirrte nga vijat kufizuese të fushës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBradley më pas u largua nga fusha me barelë dhe pritet të mungojë gjatë.
Kryendeshja e xhiros së 21-të të Premier Leagues mes Arsenalit dhe Liverpoolit u mbyll pa gola.
“Conor dhe unë kemi shkëmbyer mesazhe dhe i kam kërkuar falje. Nuk e kam ditur se ai ishte i lënduar seriozisht dhe ishte moment. Dua të them se më vjen shumë keq për reagimin. I uroj Conorit më të mirën dhe rikuperim të shpejtë”, ka shkruar Martinelli në Instagram.
Trajneri i Liverpoolit Arne Slot ka thënë se lëndimi i Bradleyt është i rëndë.
Veprimin e Martinellit e ka dënuar ashpër ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Gary Neville, që tani punon si analist sportiv në “Sky Sports”.