Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao thotë se te Brazili nuk ka probleme me lëndime

Mbrojtësi i Brazilit, Eder Militao tha të dielën se bashkëlojtari i tij në Real Madri, Karim Benzema ishte i detyruar të largohej nga kampi i Francës. Ai tha se ka biseduar me Benzeman, i cili i ka thënë se nuk dihej mirë.

“Ai nuk ndihej mirë edhe në ekip. Por, më pas kur ai u shfaq, mendova se gjithçka ishte në rregull. Unë dërgova mesazh, por në fund ai tha se nuk dihej mirë. Dhe i uroj gjithë të mirat, si gjithnjë. Jemi të gjithë mirë, faleminderit Zotit. Asnjëri nga ne nuk është i lënduar me asnjë lloj lëndimi. Kjo i jep mundësi trajnerit të bëj zgjedhje. Kemi pasur kujdesin nga Federata dhe neve na mbetet ta bëjmë më të mirën”, ka thënë Militao.

Brazili u stërvit të dielën në Doha për herë të parë.

Kampanjën në Botëror, Brazili e hap ndaj Serbisë më 24 nëntor. Ndeshja i takon grupit G.