Real Madridi është goditur nga lëndimet në këtë javë.
Pas Thibaut Courtoisit që lëndoi ligamentet e gjurit rëndë në stërvitje të mërkurën, të njëjtin fat e pati edhe Eder Militao.
Braziliani gjatë pjesës së dytë në fitoren e Real Madridit në udhëtim tek Athletic Bilbao 2:0 në ndeshjen e parë të La Ligas, e la fushën me lot në sy duke e mbajtur gjurin.
Real Madridi e ka konfirmuar lëndimin e tij.
Militao do t’i nënshtrohet operimit në ditët në vijim.
Mbrojtësi pritet të mungojë për afër gjashtë muaj.