Ka përfunduar sezoni para kohe për Arda Gulerin dhe Eder Militaon.
Të dy lojtarët do t’i mungojnë Real Madridit për pjesën e mbetur të edicionit aktual për shkak të lëndimeve muskulore.
Reali ka njoftuar se Guler ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës së djathtë, kurse Militaoi të këmbës së majtë.
Të dy lojtarët u lënduan të martën në ndeshjen Real Madrid – Alaves.