Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milik drejt largimit nga Napoli

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju.

Polaku ka qenë i pafat prej që u transferua nga Ajaxi te Napoli një vit më parë.

Ai është përballur me dy lëndime të rënda në gju, që ia kanë pamundësuar të shfaq vlerat e vërteta që ka si futbollist.

Aktualisht, Milik është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju dhe nuk do të kthehet deri në fund të muajit dhjetor dhe sulmuesi polak ka lënë të hapur mundësinë që të luajë me ndonjë skuadër tjetër nga janari, pasi që vështirë se do të mund të gjejë vend në ekipin e parë të Napolit, transmeton KP.

Për të është duke u interesuar Chievo dhe vetë lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shkojë te skuadra veroneze.

“Chievo është një mundësi e mirë për mua, pasi që do të kem rastin të luaj rregullisht për të gjetur formën më të mirë, pas rikthimit nga lëndimi”, ka thënë Milik.

Në shkëmbim të polakut, Napoli pritet të marrë sulmuesin në formë të Chievos, Roberto Inglese.

Artikuj të ngjashëm