Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille siguron shërbimet e Milikut

Foto: AP

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik pritet të jetë përforcimi më i ri i Olympique Marseillet.

Mediumet në Francë kanë raportuar të enjten se Marseille ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për transferimin e Milikut gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili do të zyrtarizohet së shpejti.

Mësohet se Marseille ka ofruar 15 milionë euro me bonuse për ta bindur Napolin që ta lirojë Milikun, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij sezoni.

Milik nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Napolin këtë edicion dhe është lënë jashtë ekipit të parë për shkak të refuzimit që të rinovojë kontratën.

Milik 26-vjeçar, është pjesë e Napolit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Ajaxi kurse karrierë ka bërë edhe në Bundesligë, te Bayer Leverkuseni e Augsburgu.

Artikuj të ngjashëm