Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milano nuk e ka ndërmend të ndalet

10 futbollistë të afruar deri tani dhe Milano nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi me peshë në qendër të sulmit, pasi Baka është në ikje, ndërsa Andre Silva dhe Borini nuk ofrojnë garanci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nikola Kaliniç duket së është alternativa më e lehtë për t'u arritur. Kroati është larguar sërish nga grumbullimi dhe i ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet drejt Milanos.

Sulmuesi italian i Torinos, Belotti është një tjetër alternativë, të cilën kuqezinjtë e preferojnë tej mase. Pavarësisht se presidenti i Torinos ka deklaruar se mirëpret vetëm ofertat 100 milionëshe që vijnë nga jashtë Italisë, lëvizjet e fundit të merkatos në klubet e mëdha duket se e kanë bindur atë se tani asnjë klub i madh nuk është i gatshëm t'i ofrojë ato 100 milionë për Belottin, ndaj po merr në konsideratë marrëveshjen me kuqezinjtë.

Por, është rihapur sërish pista Aubameyang. Sulmuesi i Dortmund ishte në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por gjermanët refuzuan në mënyrë kategorike, të bisedojnë për transferimin e tij.

Mediat gjermane raportojnë se gjatë ditës së djeshme sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin, duke u dërguar një sinjal drejtuesve të klubit, se dëshiron të largohet.

Tani gjermanët mund të marrin në konsideratë shitjen e tij dhe i mbetet Milanit që të prezantojë një tjetër ofertë për të bërë të vetin Aubameyang.