Milani ka vazhduar me fitore në Serie A. Pas triumfit ndaj Lazios dhe më pas në Ligën e Evropës ndaj Slavia Pragës, Milani të dielën fitoi ndaj Empolit, 1:0.
Christian Pulisic në minutën e 41-të e shënoi golin e fitores për “rossonerët”.
Ardian Ismajli luajti deri në minutën e 42-të për mysafirët, ndërsa Etrit Berisha e Stiven Shpendi ishin në bankën rezervë.
Milani ka 59 pikë në 28 ndeshje të luajtura. Empoli mbetet me 25 pikë.