Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani tërhiqet nga gara për Richarlisonin

Foto: The Sun

Skuadra e Milanit është tërhequr nga gara për shërbimet e sulmuesit brazilian Richarlison për shkak të kërkesës së lartë të Evertonit për lirimin e tij.

Mediumet italiane kanë bërë të ditur se Evertoni po kërkon 70 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë në fund të këtij edicioni Richarlisonin, transmeton KTV.

Ky i fundit, te Evertoni është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Watfordi për 40 milionë euro dhe po tregon paraqitje të mira.

21-vjeçari, që ka 13 paraqitje me Brazilin, ka shënuar 12 gola në 29 ndeshje në Premier League. Richarlison ka kontratë me skuadrën e Evertonit deri në verën e vitit 2023.