Mediat italiane raportojnë se Milani është takuar sot me drejtorin sportiv të Torinos për të diskutuar lidhur me një transferim të yllit Andrea Belotti.
Rossonerët vazhdimisht kanë shprehur interesim për italianin, megjithatë nuk dihet se a kanë zbehur interesimin për sulmuesin pasi kanë transferuar Andre Silvan.
Sipas “MilanNews”, drejtori i Torinos Gianluca Petrachi ka ripërsëritur se çmimi për transferimin e Belottit mbetet i lartë. Por si pjesë e marrëveshjes për të zbritur çmimin mund të përfshihet edhe Cristian Zapata, ose M’Baye Niang e Gianluca Lapadula, që kërkohen nga Torino.
Artikuj të ngjashëm