Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani takohet me agjentin e Janktos

Milani raportohet se ka pasur një takim me njërin nga agjentët e Jakub Janktos, lidhur me mundësitë për transferimin e mesfushorit të Udineses.

Sipas “SkySport Italia”, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka mbajtur një bisedë të gjatë me Giuseppe Rison, që përfaqëson mesfushorin çek.

21-vjeçari ishte përmendur për një kalim te Milani edhe verën e shkuar dhe sivjet po ka një sezon produktiv me pesë gola dhe pesë asistime deri tani.