Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani synon vazhdimin e kontratës me dy lojtarë

Dyshja e Milanit, sulmuesi Olivier Giroud dhe portieri Mike Maignan, janë dy prej figurave kryesore në skuadër. Si rezultat i paraqitjeve të mira, “rossonerët” po e shikojnë mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me ta.

37-vjeçari Giroud e ka marrë rolin e Zlatan Ibrahimoviqit në sulm, pas pensionimit të reprezentuesit të Suedisë.

Ndërkohë, Maignan është shfaqur i rëndësishëm në portë, pas largimit të Gianluigi Donnarummas.

Për Giroudin interesim kanë shprehur skuadra nga liga MLS në SHBA dhe ato të Arabisë Saudite.

Me kontratën e re, paga e portierit francez prej 2.8 milionë eurove në edicion mund të dyfishohet.