Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani synon tre lojtarë të Chelseat

Milani po planifikon të përforcohet për edicionin 2021/2022. “Sky Sport Italia” merr vesh se drejtuesit e klubit italian janë të interesuar që të sjellin në “San Siro” treshen aktuale të Chelseat, Olivier Giroudin, Hakim Ziyechun dhe Tiemoue Bakayokon.

Bëhet e ditur se Milani tashmë ka rënë dakord me Giroudin për kushtet personale, por Chelsea e ka aktivizuar në mënyrë të njëanshme klauzolën për ta mbajtur francezin në skuadër deri në qershor të vitit 2022.

Milani është i përgatitur ta marrë Giroudin, por vetëm si lojtar të lirë.

Ndërkohë, më vështirë duket transferimi i Ziyechit. Si opsion është huazimi i tij për një vit, me të drejt blerjeje në fund të sezonit.

Ziyechi i ka kushtuar Chelseat 40 milionë euro. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 40 ndeshje.

Edhe Ziyech, prioritet i Milanit Sport Ziyech, prioritet i Milanit

Ndërkohë, Bakayoko mund të kthehet se ish-skuadra e tij ku luajti në sezonin 2018/2019 si i huazuar.

Ai ishte i huazuar edhe te Napoli në edicionin e fundit. Kontrata e Bakayokos me Chelsean skadon në qershor të vitit 2022.