Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani specialist i minutave të fundit

Barazimi i vonshëm i Milanit kundër Interit javën e kaluar nuk ishte koincidencë, pasi djelmoshat e Vincenzo Montellas kanë siguruar 14 pikë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

“Derby della Madonnina” do të përfundonte 2 me 0 në të mirë të Interit sikur Milani të mos realizonte dy gola në minutat 83 dhe 97, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nën Montellën, kuqezinjtë kanë realizuar gola të vonshëm sivjet. 12 gola janë realizuar pas minutës së 75-të të takimit.

Në gjashtë ndeshje, duke filluar prej Sampdorias në javën e katërt, një gol i vonshëm shndërroi barazimin e Milanit në fitore, duke ia mundësuar që të fitonte 12 pikë.

Milani siguroi fitore në minutat e fundit edhe në ndeshjet kundër Sassuolos, Palermos, Crotones, Bolognas dhe Cagliarit, raporton football-italia.

Në fakt, 53 për qind e ndeshjeve të Milanit janë mbyllur me barazim në pjesën e parë, por në të dytën “Rossonerët” kanë treguar forcën.

Këtë vikend kundërshtar i Milanit do të jetë Empoli që ka një problem. Ekipi ka pësuar 11 gola në 15 minutat e fundit ndërsa 23 të tjerë në 30 minutat e fundit.