Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi hero i Interit në fitoren ndaj Milanit

Mauro Icardi ka realizuar tre gola në Derby della Madonnina ndaj Milanit për t’i sjellë fitoren e radhës Interit.

Interi në fund arriti të triumfojë 3 me 2 në derbin e madh të qytetit të Milanos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Rezultati u barazua në të 56-ën nga Suso. Shtatë minuta më pas realizoi sërish Icardi për 2 me 1, para se Giacomo Bonaventura të barazonte gjithçka në minutën e 81-të. Kur pritej që gjithçka të mbyllej baras, Interi fitoi penalti dhe Icardi u tregua i saktë në minutën e 90-të për fitoren e shtatë të Interit.

Pas tetë ndeshjeve, Interi ka 22 pikë, dy më pak se Napoli që prin. Milani ka 12 pikë deri tani dhe pozita e kryetrajnerit Vincenzo Montellas tani rrezikohet seriozisht.