Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron shërbimet e talentit të Nices

Foto: Reuters

Milani ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e anësorit Allan Saint-Maximin, për 20 milionë euro plus bonuset.

Sipas Sport Mediaset, Nice ka vlerësuar qasjen e Milanit në negociata për ta blerë Saint-Maximinin në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, prandaj edhe e ka pranuar ofertën.

Saint-Maximin do të pranojë të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, por sipas gazetës italiane kjo do të varet nga kualifikimi i Milanit në Champions, transmeton kp.

Megjithatë, përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin pas kësaj vere, gjë që do ta vërë në pozitë të vështirë të negociatave Nicen.