Një gol i Christian Pulisicit në fund të ndeshjes ndaj Genoas ka ndihmuar Milanin ta marrë kryesimin në Serie A.
Reprezentuesi amerikan shënoi në minutën e 87-të për fitoren 1:0 si mysafirë.
Me fitoren e shtatë, Milani është ngjitur në krye të tabelës dhe deri tash, pas tetë xhirosh, ka 21 pikë.
Milani e shfrytëzoi për mrekulli barazimin e Interit që u ndal 2:2 me Bolognan më herët gjatë ditës.