Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani rivalizon Juven për Moratan

Milani është futur në garë me Juventusin për transferimin e mundshëm të Alvaro Moratas nga Chelsea.

Verën e vitit të kaluar, Morata kaloi në Londër për 65 milionë funte nga Real Madridi, por këtë sezon ai ka realizuar 15 gola në 47 paraqitje.

Forma e spanjollit ka shtyrë Juventusin që të interesohet për të, por sipas Sky Sports, Milani ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit.

Milani gjatë verës pritet të shesë lojtarë për të mos shkelur rregullat e Fair-playt financiar, por një huazim me të drejtë blerje mund t’i përshtatej “kuqezinjve” që kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.