Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani përballet me Romën e Mourinhos

Milani shpreson që ta vazhdojë me zvogëlimin e diferencës së pikëve me liderin, Napolin. Milani do të luajë në shtëpi kundër Romës, të dielën nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

“Rossonerët” kanë 36 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Napoli që kryeson, ndërsa Roma me 30 pikë është në pozitën e gjashtë.

Pikë të njëjta por goldallim më të mirë ka Lazio një pozitë më lartë.

Milani hyn në këtë lojë me seri prej katër ndeshjeve pa disfatë, përkatësisht me tri fitore e një barazim.

Fitorja e fundit ishte kundër Salernitanas, 2:1.

Napoli e pësoi disfatën e parë të ligës nga Interi në mesjavë, por synon t’i kthehet fitores kur luan në udhëtim te Sampdoria të dielën në orën 18:00.

Edhe Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali Futboll 2 muaj më parë Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali

Te Napoli u rikthye Amir Rrahmani, por skuadra napolitane pësoi humbjen e parë pas serisë prej 13 fitoreve në 16 ndeshje të luajtura këtë edicion.

Juventusi në formë, luan kundër Udineses të shtunën nga ora 18:00, ndërsa Interi viziton Monzan në po të njëjtën ditë, nga ora 20:45.

Juventusi me fitoren e vështirë kundër Cremoneses në mesjavë, hyri në garë për titull. Tani zë pozitën e tretë me 34 pikë. Interi është i katërti në tabelë me një pikë më pak.