Milani ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Spezias me rezultat prej 3 me 0.
Sulmuesi Rafael Leao pati një paraqitje fantastike në këtë takim, duke shënuar dy gola, transmeton KOHA.
Ishte pikërisht Leao që i dha epërsinë Milanit duke shënuar në minutën e 57 pas asistimit nga Calhanoglu.
Kurse golin e dytë e shënoi Hernandez në minutën e 76.
E pas dy minutave Leao shënoi sërish, tani nga një asistim i Kessiet.
Edhe
Dy golat e Leaos e bëjnë Milanin lider
Milani me këtë fitore ruan bilancin e 100 për qind pas tri xhirove, duke ndarë kreun e tabelës me Atalantan me nga nëntë pikë.
Derisa Spezia ka vetëm tre pikë.