Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton derbin me Lazion

Milani e ka mposhtur Lazion të shtunën pasdite për ta bërë garën për top-katërshe edhe më të ashpër.

Në “San Siro”, Rossonerët triumfuan 2:0.

Golin e parë e gjetën në minutën e 17-të me Ismael Bennacer, që shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e mbrojtjes laciale.

Theo Hernandez me një gol të bukur në minutën e 29-të dyfishoi epërsinë.

Lajm i keq për Milanin është lëndimi i Rafael Leaos në fillim të ndeshjes, pak dite para gjysmëfinales së Championsit kundër Interit.

Me fitore, Milani ngritet në pozitën e katërt me 61 pikë. Lazio është e dyta me 64 pikë.

 

Artikuj të ngjashëm