Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani, pa Diazin kundër Crotones

Simon Kjaer dhe Brahim Diaz kanë bërë teste të detajuara mjekësore në mëngjesin e së mërkurës dhe është raportuar se spanjolli do të mungojë kundër Crotones në Serie A.

Të dy lojtarët morën lëndime muskulore kundër Interit javën e shkuar dhe i janë nënshtruar testeve të mëtejme. “Milannews.it” shkruan se rezultatet e Kjaerit dolën pozitive dhe danezi do t’i nis stërvitjet individuale.

Ndërkohë, për Diazin është konfirmuar se ka pësuar lëndim më të rëndë muskulor në këmbën e majtë. Gjendja fizike e tij do të përcillet edhe javën tjetër, por se nuk do të jetë i pranishëm kundër Crotones.

Artikuj të ngjashëm