Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kjaeri dhe De Ketelaere rikthehen, Maignan në dyshim

Milani prite të ketë në dispozicion për duelin ndaj Monzas të shtunën, Simon Kjaerin dhe Charles De Ketelaren.

“Sky Sports” shkruan se në qendrën stërvitore në “Milanello”, Kjaeri ka stërvitur me skuadrën të mërkurën dhe do të jetë i gatshëm, kurse De Ketelaere ka stërvitur pjesërisht dhe nëse gjithçka shkon mirë deri nëm vikend, edhe ai do të jetë i gatshëm.

I veçuar nga grupi ka stërvitur portieri Mike Maignan. Ai mbetet në dyshim, edhe pse ka gjasa që të ftohet nga trajneri Stefano Pioli, nëse arrin të shërohet.

Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit në Serie A dhe tani ka vetëm tri pikë më pak se Napoli që është lider në Serie A.

Artikuj të ngjashëm