Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pa Caldaran për tre muaj

Situata e Mattia Caldaras duket e komplikuar, pasi problemi në pulpë i konstatuar tek mbrojtësi 24- vjeçar është i rëndë.

Mjekët kanë dalë thënë se Caldara ka pësuar një çarje prej tre centimetrash në muskulaturën e pulpës së djathtë. Diagnozë kjo që mund të kërkojë edhe disa javë më shumë kohë fizioterapi nga që ishte parashikuar, deri në rikuperimin e plotë.

Mungesa e italianit në skuadrën e kuqezinjve mund të shtyhet kështu edhe më një muaj më shumë që do thotë se ai nuk do të mund të luajë më gjatë vitit 2018.

Rehabilitimi i tij do të bëhet në Milano, nën kujdesin e stafit kuqezi. Në të vërtetë Milano nuk i ka sjellë shumë fat ish-lojtarit të Atalantas.