Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso thotë se Caldara do të mungojë disa muaj

Gennarro Gattuso ka konfirmuar se Milani do të jetë pa Mattia Caldaran për disa muaj.

Rossonerët e mposhtën sot Sampdorian, 3 me 2, megjithatë trajneri italian pati edhe lajme të këqija, transmeton Koha.net.

“Do të jemi pa Caldaran për disa muaj. Ai pati një problem me ligamentin media, është një sezon i ‘mallkuar’ për të, vërtet zhgënjyese për djaloshin”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia.

Caldara sapo ishte kthyer nga një lëndim tjetër, kur ai tërhoqi ligamentet në stërvitje.