Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk shfrytëzon humbjen e Interit, ndalet baras me Torinon

Milani nuk ka arritur të shfrytëzojë humbjen e Interit nga Juventusi, duke barazuar me Torinon pa gola.

Barazimi erdhi në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

Milani dominoi me posedim të topit, por nuk arriti të mposhtë mysafirët.

Në tabelë, Milani ka 26 pikë në pozitën e katërt, tri më pak se Interi që është i treti. Juventusi prin me 43 e Napoli ka 35 në pozitën e dytë.