Interi nuk ka arritur të shfrytëzojë barazimin e Milanit me Napolin, duke pësuar humbje nga Torino 1 me 0 në xhiron e 21-të në Serie a.
Armando Izzo shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 35-të.
Në tabelë, Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë. Napoli është i dyti me 48, ndërsa Milani i katërti me 35.