Milani nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një barazim në shtëpi të hënën mbrëma ndaj Bolognas.
Lideri i Series A të Italisë barazoi pa gola në ndeshjen e xhiros së 31-të.
Ndonëse Milani pati më tepër raste e gjuajtje në portë, nuk arriti të gjente edhe golin, duke lëshuar pikë të vlefshme.
Milani ka mbetur në krye të renditjes në Serie A me 67 pikë pas 31 ndeshjeve, një më tepër se Napoli që zë vendin e dytë. Interi është i treti me 63 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa Juventusi zë vendin e katërt me 59 pikë.
Artikuj të ngjashëm