Fiorentina i ka ndalur Milanit serinë e ndeshjeve pa humbje në Serie A këtë sezon. Violat fituan me rezultat 4:3 në ndeshjen e xhiros së 13-të.
Vendasit e nisën furishëm duke shënuar tri gola. Duncan (15’), Saponara (45’) dhe Vlahoviq (60’) ishin realizatorët.
Pas këtij rezultat, trajneri Stefano Pioli reagoi me disa zëvendësime që i dhanë frytet e veta. Milani arriti të ngushtonte rezultatin në 3:2 për pesë minuta. Ibrahimoviq (62’ 67’) ishte golashënuesi.
Kur Milani kërkonte me ngulm golin e barazimit, Vlahoviq në të 86-n i dha fund shpresave të Rossonerëve për të shmangur humbjen. Venuti (90+6') me autogol vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4:3.
Fitorja e ngjit Fiorentinën në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Milani mbeteti i dyti me 32 pikë.