Fiorentina ka shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Veronës, të hënën mbrëma. Fiorentina mposhti Veronën me rezultatin 3:0. Ndeshja i takoi javës së 24-t të Serie A. Për Fiorentinën ishte fitore e arritur pas një kohe të gjatë. Fitoren e fundit në Serie A e shënoi më 7 janar.
Golin e parë e shënoi Antonin Barak në minutën e 12-të. Në pjesën e parë, Fiorentina shënoi edhe një gol. Realizues i golit të dytë ishte Arthur. Ai shënoi në minutë ne 38-të, derisa Cristiano Biraghi shënoi golin e tretë në minutën e 89-të. Me këtë fitore Fiorentina është ngritur në vendin e 12-të me 28 pikë, kurse Verona zë vendin e 18-të me 17 pikë.