Kriza e Milanit rrezikon të thellohet edhe më shumë kur kampioni në fuqi i Italisë të ballafaqohet me Interin. Derbi i Milanos luhet të dielën në orën 20:45 në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit italian.
Milani ka mbetur plot 15 pikë prapa liderit, Napolit. Zë pozitën e pestë në tabelë me 38 pikë.
Milani rrezikon edhe paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm në rast të një tjetër rezultati negativ.
Interi është në vendin e dytë me 40 pikë.
Skuadra që drejtohet nga Stefano Pioli, Milani, e ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e zhvilluara në muajin janar në të gjitha garat.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
“Rossonerët” janë eliminuar nga Kupa e Italisë, ndërsa në Superkupën e Italisë u mposhtën lehtësisht nga Interi, 3:0.
Ajo humbje nga Interi në Arabinë Saudite ishte e para nga tri rresht sa i ka tani.
Lazio e mposhti më pas 4:0, ndërsa në vikendin që shkoi Milani u turpërua në shtëpi, 5:2, nga Sassuolo.
Për shkak se ka vetëm dy pikë më shumë në tabelë se Milani, Lazio dhe Atalanta në formë, Interi do të synoj të përfitojë nga derbi.
Atalanta luan në udhëtim të shtunën te Sassuolo, nga ora 20:45.
Lideri Napoli do të udhëtojë te Spezia që lufton për mbijetesë.
Ndeshja mes Spezias e Napolit luhet të dielën në mesditë.
Edhe
Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë
Napolitanët me Amir Rrahmanin në përbërje e synojnë titullin e parë që prej vitit 1990.
Tashmë i janë afruar shumë suksesit historik.