Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në kontakte me Sousan e Mazzarrin

Milani raportohet se ka kontaktuar me Paulo Sousan dhe Walter Mazzarrin, si zëvendësues potencialë të Vincenzo Montellas.

Montella ka pasur një takim të gjatë me krerët e klubit pas humbjes 2 me 0 nga Roma.

Edhe pse klubi ka shprehur qartë se mbështet Montellan, raportohet se ai mund të shkarkohet nëse humb derbin me Interin.

Sipas Mediaset Premium, Milani ka kontaktuar dy trajnerë të lirë, me ish-trajnerin e Fiorentinës Sousan që është caku kryesor.

Artikuj të ngjashëm